Mbi 2/3 e vendeve të punës të humbura nga COVID tashmë janë rikuperuar

7

Në vetëm dy muaj, ekonomia ka rikuperuar mbi 24 mijë vende pune, që do të thotë se 24 mijë qytetarë janë rikthyer në punë dhe çdo fund muaji çojnë pagesën në shtëpinë e tyre.

Shumica dërrmuese e vendeve të punës që u humbën gjatë periudhës mars-prill, pra në kulmin e mbylljes, tashmë janë rikuperuar plotësisht.

Sipas listëpagesave zyrtare të Tatimeve, në fund të muajit qershor, numri i të punësuarve jashtë sektorit bujqësor u rrit në 662 mijë veta nga 638 mijë veta që ishte në prill.

Kjo do të thotë se nga shifra e mëparshme e të punësuarve, mbeten ende vetëm 14 mijë qytetarë ende të papunë.

Epidemia e COVID-19, e ardhur menjëherë pas tërmetit të nëntorit 2019, natyrshëm i dha një goditje të rëndë ekonomisë shqiptare por fatmirësisht vendi po e merr veten.