Mbi 2 mijë të punësuar si rezultat i trajnimeve profesionale, gjysma janë femra

19

2000 persona janë punësuar si rezultat i trajnimeve të zhvilluara për rritje të kapaciteteve të tyre profesionale, nga të cilat 41% prej tyre janë femra.

Programi ProSEED “Për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjen e punësimit, arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri”, ka patur rol kyç në këtë proces.

“Zbatimi i programit ProSEED ka mundësuar: 2000 persona të punësuar si rezultat i trajnimeve të zhvilluara për rritje të kapaciteteve të tyre, nga të cilat 41% janë femra”, – ben te ditur ministria e financave.

Bashkëpunimi me Qeverinë gjermane dhe programin ProSEED do të vijojë edhe në të ardhmen, ku pritet të ndërmerren iniciativa të tjera në mbështetje të arsimit dhe aftësimin profesional, zhvillimin e sektorit privat dhe përfshirjen sociale që mbështet të rinjtë dhe “Made in Albania”.