Mbi 2000 kontrolle në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023

9

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural vijon kontrollet në terren në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023.

Deri më sot janë realizuar rreth 2000 kontrolle, për masat mbështetëse të tufës bazë të matrikulluar (gjedhë), për tufën bazë të matrikulluar (të imta), si edhe për bletarinë.

AZHBR bën të ditur se, qëllimi është realizimi sa më shpejt i kontrolleve, për të vijuar me shpërndarjen e subvencioneve për fermerët.

Në Skemën Kombëtare 2023, për herë të parë blegtoria financohet me dy masa të veçanta, duke i ndihmuar në uljen e kostove dhe rritjen e prodhimit për blegtorët.

Sipas AZHBR, aplikimet për mbështetje në blegtori këtë vit janë rritur me 2 mijë fermerë më shumë se në vitin 2022, ku aplikuan në total 7015 fermerë, të cilët u përfshinë të gjithë në mbështetje me subvencione.

Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2023 adreson këtë vit mbështetje financiare 3.3 miliardë lekë në mbështetje të bujqësisë ku 1.4 miliardë lekë shkojnë mbështetje për skemën e naftës falas për bujqësinë.

/ata.gov.al