Mbi 3.3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 7 muaj, ja shtetet që kryesojnë

20

Shqipëria u vizitua nga nga 3.3 milionë turistë të huaj në 7 muajt e parë të vitit.

Të dhënat janë bërë publike nga instituti i statistikave, i cili raportoi se numri i të huajve për këto 7 muaj është rritur me 12.4 për qind krahasuar me një vit më parë.

Por nga vijnë më së shumti të huajt që zgjedhin Shqipërinë për të bërë pushime?

Sipas INSTAT, në vendin e parë qëndrojnë kosovarët. Në 7 muajt e parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 1 milionë e 57 mijë kosovarë me një rritje prej 13.7 për qind krahasuar me 7 mujorin e vitit të kaluar.

Pas shqiptarëve të Kosovës, në vendin e dytë renditen shtetasit nga Maqedonia e Veriut. Për janar korrik të këtij viti, rezultojnë mbi 372 mijë turistë nga Maqedonia e veriut që kanë vizituar Shqipërinë me një rritje prej 3.4 për qind vit me vit.

Më pas në listë vijnë grekët, malazezët, anglezët dhe italianët, hyrjet e të cilëve për këtë vit variojnë nga 159 mijë deri në 311 mijë pushues.