Mbi 51 mijë turistë vizituan kalanë e Rozafës gjatë 2021

10

Kalaja e Rozafës, një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorët.

Sipas të dhënave, 51.215 vizitorë vizituan Kalanë Rozafa gjatë periudhës janar-dhjetor 2021, ose 20 mijë vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të 2020-ës.

Rikualifikimi i kalasë përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.