Mbi 80 profesionistë të qendrave komunitare në 16 bashki të vendit vijojnë të fuqizojnë kapacitetet e tyre teknike për të ofruar shërbime më cilësore aftësimi dhe rehabilitimi për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Trajnimi në vendin e punës, mentorimi dhe vizitat e ndërsjella për shkëmbim përvojash janë pjesë e mbështetjes për ngritje kapacitetesh që PNUD zbaton në kuadër të Programit Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind.
Gjatë kësaj jave, stafi i qendrës më të re të bashkisë Devoll vizitoi qendrat komunitare të Korçës dhe Maliqit për të vëzhguar nga afër se si kolegët e tyre, zbatonin në praktikë parimet e terapisë ABA me fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit.
Programi Askush të mos mbetet pas i mbështetur nga Qeveria Zvicerane synon realizimin në vend të reformës së shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe rritjen e aksesit të grupeve vulnerabël në këto shërbime, me qëllim sigurimin e përfshirjes së tyre sociale.
/ata.gov.al