Mbi 842 mijë vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”

13

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 842 535 vaksinime antikovid në vend.

Referuar të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6 105 vaksinime kundër koronavirusit.

Greqia i dhuroi dje Shqipërisë 20 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, të cilat mbërritën sot në aeroportin e Rinasit.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.