Mbillen 20 mijë pemë të reja në zonat e mbrojtura Bunë-Velipojë, Qafshtamë dhe Lurë

8

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e GIZ po mbjell edhe rreth 20.000 pemë të reja në zonat e mbrojtura Bunë-Velipojë, Qafshtamë dhe Lurë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ndërkohë në Bashkinë e Shkodrës, Fierit dhe Dimalit (Qarku Berat) ka nisur puna për pastrimin e 227.180 ml kanale kulluese në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Në këto dy projekte do të punësohen për rreth dy muaj 400 persona në nevojë ekonomike, edhe si pasojë e situatës së krijuar nga COVID 19.

Këto masa po zbatohen në kuadër të mbështetjes që Qeveria Gjermane jep për zbutjen e pasojave të situatës së krijuar nga pandemia COVID 19, përmes programit “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike përmes Menaxhimit Ndërkufitar të Rrezikut ndaj Përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatuar nga GIZ.