Mblodhi 1.6 mln dollarë për tërmetin, Marko Kepi kandidon në zgjedhjet e SHBA

55

Marko Kepi, shqiptaro-amerikani që drejton shoqatën më të madhe të diasporës në SHBA, “Rrënjët Shqiptare”, ka folur për shumën e madhe që ka mbledhur për të prekurit nga tërmeti.

Ai tha se bashkë me gazetarin Marin Mema, arritën të mbledhin plot 1 milion dollarë brenda 24 orëve, ndërkohë që pjesa tjetër e shumës u arrit në orët pasardhëse.

Prej vitesh i shpërngulur familjarisht në SHBA, Marko ka shpallur kandidaturën për deputet në parlamentin e New York, teksa garon nën siglën e republikanëve.