Mbyllet edicioni i 7-të i Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturave 2016 në Korçë

330

Mbyllet edicioni i 7-të i Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturave 2016 në Korçë, ku artistët pjesëmarrës nëpërmjet kontributit të tyre i dhuruan qytetit 6 vepra të reja, të cilat do t`i bashkangjiten koleksionit paraardhës. Pas prezantimit të skulpturave të gdhendura në gur dhe në dru, të cilat ofrojnë forma të ndryshme dhe të veçanta të shprehjes artistike, ceremonia vazhdoi me shpërndarjen e çertifikatave për artistët pjesëmarrës. Korça është qyteti i vetëm në Shqipëri, i cili i jep jetë artit të bukur të gdhëndjes, duke krijuar kështu një muze pamor bashkëkohor si dhe pasurimin e kulturës e mentalitetit artistik me një dimension të ri të menduari dhe krijuari në skulpturë. Çdo vit nëpërmjet veprimtarive të shumta promovohen krahas artistëve të afirmuar edhe talente të reja, për të ndihmuar në edukimin e brezit të ri. Ky eveniment shumë i rëndësishëm, është kthyer tashmë në një traditë për qytetin sa identifikuese aq edhe përfaqësuese në të gjithë rajonin.

13615157_1426507217376538_5795937540174640028_n 13680623_1426508500709743_5280741926518137259_n 13620107_1426507114043215_4154291702914854411_n 13620295_1426506910709902_1398950471536200914_n 13658916_1426507054043221_754743425349375508_n 13640943_1426506980709895_6073986876337260656_o 13669424_1426507164043210_5490128175671365363_o 13669522_1426506914043235_1052631084960731510_o