Më 1 dhjetor paraqitet plani i uljes së çmimit të energjisë për qytetarët

5

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi sot se furrat e bukës prej një viti gëzojnë çmim preferencial për energjinë elektrike, ndërsa shtoi se më 1 dhjetor do të paraqitet edhe plani i paralajmëruar më herët për uljen e çmimit të energjisë edhe për të gjithë qytetarët.

“Furrat që prodhojnë vetëm bukë marrin çmimin preferencial prej 7.6 lekë për kilovat-orë, ato që kanë edhe shërbimin e pastiçerisë paguajnë 9.5 lekë për kilovat-orë, ndërsa furrat që ofrojnë edhe shërbim “kafe” e kanë çmimin 12 lekë për kilovat-orë“, deklaroi ministrja.

Nga ana tjetër, ministrja informoi se qeveria do të paraqesë me 1 dhjetor planin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.

Referenca: ata.gov.al