Më 12 dhjetor 1939, ndërroi jetë Nikoll Idromeno

14
Idromeno është artisti shumëpërmasor që shkëlqeu si piktor, arkitekt, fotograf, skenograf, skulptor dhe muzikant. Mësimet e vlefshme të marra në studion “Marubi”, i ngriti në piedistalin artistik me punën e tij gjatë shek. XX-të. Piktori i dritave të qeta e arriti suksesin e tij të parë në vitin 1883 me pikturën “Motra Tone”, duke shënuar fillesat e artit realist shqiptar.
Mes tablove më të njohura të artistit janë: “Dasma Shkodrane”, “Portreti i Skënderbeut”, “Plaku i Postribës” etj. Idromeno hapi studion fotografike “Dritëshkronja e Kolës” dhe si arkitekt neoklasik projektoi sipas stilit europian ndërtesat publike në Shkodër, sikurse: Pedonalen e Shkodrës, Vilën e Shirokës, Kafen e Madhe, Kishën e Madhe etj.
Ishte i pari që realizoi shfaqjet kinematografike në Shqipëri, 1919. Është themeluesi i shkollës realiste të pikturës shqiptare të shekullit XIX-XX. Në vitin 1883 realizoi tablonë “Motra Tone” që është dhe vepra e parë e rëndësishme realiste në pikturën shqiptare të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë. Mban titullin “Piktor i Popullit”.
Bashkëlidhur, një autoportret i tij, skica dhe piktura “Dasma Shkodrane”.