Më 15 korrik nisin fluturimet nga Kukësi për Zyrih dhe Stamboll, për 12 euro

41

Kompania ajrore kombëtare “Air Albania”,  ka njoftuar se në datë 15 korrik linja nis fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed”, Flatrat e Veriut.

Sipas njoftimit, destinacionet e para që do të nisin udhëtimet nga ky aeroport janë Zyrihu dhe Stambolli duke filluar nga 1 euro + taksat.

Çmimet e publikuara nga linja ajrore janë si më poshtë:
Kukës – Zyrih 12 EUR
Zyrih – Kukës 28.66 EUR
Kukës – Stamboll 12 EUR
Stamboll – Kukës 23 EUR