Me 18 qershor lindi Paul McCartney

293

Me 18 qershor të vitit 1942 lindi Beatlesi i famshëm Paul McCartney. James Paul McCartney është një këngëtar-kompozitor, multi-instrumentist dhe kompozitor anglez. Me John Lennon, George Harrison dhe Ringo Starr, ai fitoi famë në mbarë botën si basisti i grupit rok britanik Beatles, një nga grupet më të njohura dhe me ndikimin më të madhe në historinë e muzikës pop; partneriteti i tij me Lennon për teskst-shkruarje, është një nga më të permendurit të shekullit të 20-të. Pas shpërbërjes se grupit, ai ndoqi një karrierë solo dhe formoi Wings me gruan e tij të parë, Linda, dhe Denny Laine.

McCartney është njohur si një nga kompozitorët dhe interpretuesit më të suksesshëm të të gjitha kohërave, me 60 disqe ari dhe shitjen e më shumë se 100 milionë albumeve. Më shumë se 2,200 artistët kanë kënduar këngën e tij me Beatles “Yesterday”, më shumë se çdo këngë tjetër në histori. Dy-herë rekrut në Rock dhe Roll Hall of Fame, si anëtar i Beatles në vitin 1988 dhe si një artist solo në vitin 1999 ,dhe  21-herë fitues i cmimeve Grammy, duke fituar si individualisht ashtu dhe me Beatles. McCartney ka shkruar, ose bashkë-shkruar 32 këngë, të cilat kanë arritur si numër një në Billboard Hot 100, dhe në vitin 2014 ai ka shitur më shumë se 15.5 milion njësi  RIAA-certifikuar në Shtetet e Bashkuara.

McCartney ka marrë pjesë në projekte bamirësie ndërkombëtare që kanë të bëjnë me çështje të tilla si të drejtat e kafshëve, minave tokësore, varfëria, dhe arsimin ne muzikë. Ai është martuar tri herë dhe është baba i pesë fëmijëve.

Këngët e tij më të famshme janë: ‘’Live and Let Die’’, ‘‘Maybe I’m Amazed’’,  ‘’Band on the Run’’, ’’Uncle Albert / Admiral Halsey’’, ‘‘Jet’’, ‘’Venus and Mars / Rock Show’’, ‘’Let Me Roll It’’,’’Hope of Deliverence’’, ‘’Silly Love Songs’’, ‘’Hey Jude’’,’’ A Day in the Life’’,’’ Let It Be’’, ’’ Yesterday’’, ’’ Here Comes the Sun’’ etj.

 

beatles volumen 2 bbc

 

image7 image10 image11