Me 20 prill nisin aplikimet për subvencionin e qumështit

75

Me datën 20 prill nisin aplikimet për të gjithë fermerët që duan të përfitojnë subvencion për çdo litër qumësht të shitur dhe në ditët e para të muajit maj kryhet pagesa për çdo faturë që ata kanë dorëzuar.

Fermerët aplikojnë vetëm me numrin e NIPT-it dhe në rastet kur nuk e kanë atë, duhet të kryejnë procedurat për ta marrë këtë numër.

Fermerët me NIPT janë automatikisht të fituar për të marrë kompensimin për çdo litër qumësht që shesin.

Ministria e Bujqësisë ka ngritur grupin e punës për të informuar në terren të gjithë fermerët për skemën e mbështetjes.

Vendimi përcakton se fermerët do të kompensohen për qumështin e shitur me faturë tatimore 10 lekë për litër, deri në 700 mijë lekë. Pra, nëse një fermer shet qumësht me faturë, ai do të rimbursohet deri në vlerën e 700 mijë lekëve, me nga 10 lekë për litër.