Më 30 dhjetor 1937, kontesha Geraldina Appony erdhi për herë të parë në Shqipëri

19

Më 30 dhjetor 1937, kontesha Geraldina Appony vjen për herë të parë në Shqipëri.

E mbiquajtura “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”, zbarkon në tokën shqiptare pas marrjes së një ftese nga motrat e Mbretit Zogu I, të cilit i ishte treguar një foto e saj gjatë një balloje të organizuar në Budapest. Kjo paranjohje mes tyre u ndërmor nga Sekretari i Zogut, Jak Koci dhe i dërguari hungarez, Cyczy.

Një muaj pas ardhjes, më 30 janar 1938, Geraldina u fejua me Mbretin Zogu I.

Ndërsa, më 27 prill 1938, pasi vunë kurorë, u quajt “Mbretëresha e Shqiptarëve”.

Kontesha u lind në Budapest më 6 gusht 1915, kohë kur kish nisur shkërmoqja e Perandorisë Austro-Hungareze. Ndoqi shkollën angleze në Menton të Francës dhe më pas kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum-it, në Austri, ku kreu edhe Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Financiare.

Duke u bërë pjesë e familjes mbretërore, Geraldina 22-vjeçare nisi të ushqente një mirëdashje për vendin, ku edhe do t’i sosej fryma.

syri.net

Image