Në datën 4 janar 2025 do të nisë aplikimi i tarifës së rrugës në segmentin e Korridorit Blu, Thumanë-Kashar. Njoftimi është bërë zyrtarisht nga shoqëria koncesionare “G2-INFRA”.
Ky aks i ri ofron një përvojë udhëtimi më të sigurt, më të shpejtë dhe përbën një nga arteriet më të rëndësishme infrastrukturore të Shqipërisë.
Në segmentin Thumanë-Kashar kishin kaluar mbi 2.5 milionë mjete, nga data 28 qershori deri më 30 shtator.
Aksi rrugor Thumanë-Kashar, prej 21 kilometrash, autostradë e kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj, Lekaj – Fier, dhe Milot – Balldren u hap për qarkullim në fund të muajit qershor.
Rruga ofron kushte e standarde të larta sigurie. Ky aks lehtëson ndjeshëm lëvizjen duke shmangur trafikun si dhe shkurtuar kohën e udhëtimit.
Referenca: ata.gov.al