Me 4 mars, Ermal Meta sërish për koncert në Tiranë

184

Talenti shqiptar, Ermal Meta, do të rikthehet sërish në kryeqytet për të dhuruar spektakël në Pallatin e Kogreseve.

Këtë herë ka një surprizë më vete pasi bashkë me Ermalin do të vijnë edhe 4 artistë të talentuar italianë të GnuQuartet.

Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili njofton se më 4 mars ai do të performojë sërisht për publikun shqiptar.