Më afër se asnjëherë më parë/ Publikohen FOTOT e jashtëzakonshme të diellit, ja si duken

34

Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) dhe NASA ka publikuar të enjten fotot e para të Diellit të kapura nga misioni i përbashkët, “Solar Orbiter”.

Fotografitë janë kapur rreth 77 milionë kilometra larg Diellit dhe tregojnë përbërjen e tij me shpërthime flakësh që qëndrojnë pranë sipërfaqes. Këto janë fotografitë e kapura më pranë se kurrë nga ylli kryesor i sistemit tonë.

Misioni “Solar Orbiter” nisi në shkurt 2020. Në sondën e lëshuar drejt Diellit janë gjashtë teleskopë që fotografojnë Diellin dhe ambientin rreth tij, ndërsa katër pajisje të tjera monitorojnë çfarë ndodh përreth tij.

Përmes këtij sistemi, shkencëtarët shpresojnë që të marrin të dhëna mbi krijimin e “erës diellore” ose rrjedhën e copëzave që vijnë nga Dielli dhe ndikojnë të gjithë sistemin diellor. “Do të arrijmë edhe më pranë se kaq. Distanca më e afërt që do të përshkojë sonda do të jetë sa ¼-ta e distancës mes Tokës dhe Diellit dhe do të arrijmë aty brenda dy vitesh”, tha Daniel Mueller, shkencëtar i projektit nga Agjencia Europiane e Hapësirës.