Me datën 24 qershor të vitit 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat

246

Me datën 24 qershor të vitit 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Ministrat e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian vendosën në mënyrë unanime që t’i thuhej po Shqipërisë, duke vlerësuar reformat e ndërmarra dhe duke e nxitur për reforma të mëtejshme.

image1

 

Por cfarë ka përfituar Shqipëria nga ky vendim?

Në Strategjinë e tij të Zgjerimit për vitin 2013, Komisioni Evropian parashtron edhe udhëzime të qarta lidhur me atë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para se të mund të rekomandohet hapja e negociatave të anëtarësimit. Komisioni e ka bërë këtë përmes përcaktimit të pesë prioriteteve kyçe, që përfshijnë reforma në administratën publike dhe në drejtësi, forcimi i përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe konsolidimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshi edhe të drejtat e komunitetit rom, përmirësimi i politikave kundër diskriminimit dhe konsolidimi i të drejtpës mbi pronën.

Marrja e statusit të vendit kandidat do të jetë një hap më shumë, që e çon Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian.  Përveç kësaj ne jemi të bindur që marrja e statusit do të nxisë më tej Shqipërinë për të vazhduar procesin e reformave të integrimit Evropian.

Progresi në zbatimin e këtyre reformave do të sillte përfitime të menjëhershme për qytetarët shqiptarë. Ndër përfitimet që do të vinin nga marrja e statusit mund të përmendnim përmirësimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, menaxhim të shëndoshë financiar, mbrojtje sociale, siguri ushqimore, mbrojtje të mjedisit, e shumë përfitime të tjera, që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë.