Me datën 7 qershor 1952, lindi shkrimtari nobelist Orhan Pamuk

326

Me datën 7 qershor 1952, lindi në Stamboll shkrimtari nobelist Orhan Pamuk. Fillimisht studioi për arkitekturë, u mor me pikturë dhe tashmë njihet si romancier. Veprat e tij janë përkthyer në 63 gjuhë të ndryshme dhe shitur me mbi 13 milion kopje. Ai njihet për qëndrimet e tij pro perendimore dhe antipatinë ndaj kulturës  arkaike osmane. Pamuk sfidoi nacionalistët turq me një deklaratë të tij duke pranuar genocidin turk ndaj kurdëve dhe armenëve, gjë për të cilën dhe u detyrua të paguajë një gjobë prej 6000 lirash. Ai u nderua me shumë çmime të ndryshme por vlerësimi më i veçantë ishte Çmimi Nobel për Letërsinë në vitin 2006.

Veprat e tij më të njohura janë: ‘’Unë jam e kuqja’’, ’’Muzeu i pafajsisë’’, ’’Kështjella e bardhe’’, ’’Jeta e re’’ etj.

image1