Me jaht në Shqipëri, blogu i njohur: Të gjithë ishin të përzemërt dhe mikpritës

48

“Lundrimi me jaht nëpër Shqipëri mund të jetë me interes, pasi në portin kryesor të Durrësit është krijuar një mol i veçantë për jahtet. Ne ishim atje muajin që kaloi.

Të gjithë ishin të përzemërt dhe mikpritës”, shkruan blogu i njohur “Med Sailing” për portin e Durrësit dhe lehtësirat e krijuara për jahtet, raporton ata.

“Ne përdorëm dokun në Sarandë, ku ka shërbim për anijet, brenda zonës së sigurisë. Kjo funksionoi, por të shkosh në Durrës me jaht dhe jo anije tingëllon tërheqëse.

Ne u kënaqëm me të vërtetë në Shqipëri. Aty ka lehtësira për ankorimin e tyre si edhe energji elektrike. Ai është vend i sigurt dhe me masa sigurie në portat hyrëse”, shkruan “Med Sailing”, blog i njohur në fushën e turizmit.

Sipas këtij blogu, porti i Durrësit është një vend i mirë për të lënë anijet për udhëtime në brendësi të vendit.

“Ne u informuam nga agjenti ynë se mund ta linim anijen për më shumë se një javë edhe pa një njeri që ta ruante atë. Ne donim ta linim anijen për pak ditë për një udhëtim nëpër male.

Kostot për të qëndruar në port janë 60 euro dhe 10 euro për natë për jahtet, pavarësisht madhësisë së tyre. Këto janë të ardhura të mira për Shqipërinë.

Aktualisht, vendi tjetër i sigurt për të lënë një jaht për pak ditë, pa një njeri që ta ruajë, është në portin e shtrenjtë të jahteve në Orikum, 70 euro për një natë për një jaht 14 metra të gjatë”, shprehet blogu “Med Sailing” në artikullin e tij.