Me korsi biçikletash dhe trotuar, së shpejti nis ndërtimi i rrugës Shirokë-Zogaj-Pika kufitare me Malin e Zi

85

Rruga Shirokë-Zogaj-Pika kufitare me Malin e Zi rreth 6 km e gjatë do të nisë shumë shpejt ndërtimin.

Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Aktualisht mësohet se shtë shpallur gara për kompaninë e ndërtimit që do të zbatojë projektin dhe me datë 10 tetor do të hapen ofertat. Rruga është rreth 6 km, 6 metër e gjerë me korsi biçiklete dhe trotuar për këmbësorët. Projekti është përgatitur nga bashkia Shkodër, do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të financohet  nga Qeveria Shqiptare.