Me mal, det e dëborë në të njëjtin vend, në Majën e Qorres

28

Maja e Qorres, një prej majave më të larta në Parkun Kombëtar të Llogorasë rreth 2018 metra mbi nivelin e detit, të ofron pamje magjepsëse nga ku duken lumi i Vlorës me fshatrat dhe zonën përreth.

Panoramat mbi Karaburun dhe rivierën në jug të vendit deri në Korfuz janë mahnitëse në dimër.

Parku Kombëtar i Llogorasë është një nga hapësirat natyrore më të vizituara nga turistë vendas e të huaj.

Sportet që praktikohen më shumë nga turistët kryesisht gjatë verës janë hedhjet me parashutë por edhe çiklizmi malor.

/ata.gov.al