Më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar, në total 281 216 vaksinime

8

Në gjithë vendin po vijon vaksinimi masiv, i cili bën të mundur mbrojtjen e popullatës e ky falë këtij procesi numrat e infektimeve nga COVID-19 gjatë ditëve të fundit janë në rënie.

Më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga COVID-19.

Në të gjithë vendin që prej nisjes së fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” deri më sot janë kryer 281 216 vaksinime.