“Medalje e Shërbimit të Meritës”/ SHBA vlerëson ushtarakët shqiptarë në Afganistan

9

Kontingjentet ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në Afganistan u nderuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me “Medaljen e Shërbimit të Meritës”.

Përfaqësuesi më i lartë ushtarak shqiptar në Afganistan, kolonel Ardian Lulaj dhe kontingjentet tona në Kabul u nderuan nga SHBA me “Medaljen e Shërbimit të Meritës”, për aftësitë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të treguar gjatë shërbimit në misionin e NATO-s, Resolute Support.