Medalje vlerësimi për pedagogen e gjuhës frënge, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi

6
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në kuadër të Muajit të Frankofonisë i akordoi medalje vlerësimi profesional pedagoges së gjuhës frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi.
Kjo medalje iu akordua Prof. Haloçi për kontributin e dhënë në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge dhe formimin e vazhdueshëm të mësuesve të gjuhëve të huaja.
Prof.Dr. Haloçi ka dhënë një kontribut me vlerë në hartimin e disa reformave të rëndësishme arsimore, veçanërisht për kurrikulën e gjuhëve të huaja me bazë kompetencën dhe trajnimin e mësuesve të gjuhës frënge.
Së bashku me koleget e saj të fakultetit e falënderuam Prof. Haloçin për bashkëpunimin e frytshëm, përkushtimin dhe integritetin e lartë në përmbushjen e angazhimeve profesionale.
Figura të tilla të arsimit dhe shkencës janë modelet më të mira për të rinjtë e të rejat, pasi përcjellin vlera të vërteta për Shqipërinë.
/ata.gov.al