Media amerikane: Riviera Shqiptare të lë pa frymë

44

Shqipëria ka pamje panoramike që të lënë pa frymë, shkruan Karen Tietjen e faqes së njohur të biznesit thezoereport.com, drejtuar nga dizenjatorja, sipërmarrësja dhe shkrimtarja amerikane, Rachel Zoe Rosenzweig, e cila këtë herë ka përzgjedhur Sarandën, përkrah vendeve të tjera të famshme turistike si Spliti, ishulli i Visit, Valetta, Samosi dhe  Efesusi.

”Nëse ëndrrat tuaja mesdhetare janë me ujëra të bruzta, gërmadha që thërrmohen dhe çmime interesante lokalesh të shoqëruara me verë, at[here mund t’ju vijnë ndërmend destinacionet e njohura si Roma, Athina ose Barcelona.

Dhe ndërsa këto vende mahnitëse janë po aq të mira sa reklama për to, është fakt se reputacioni i ka bërë destinacione udhëtimesh edhe pse çmimet janë në qiell.

Por, nëse do të shihni përtej këtyre grackave turistike, mund të zbuloni mundësinë për pushime të lira mesdhetare që ofrojnë të gjitha peizazhet, historinë dhe magjepsjen e homologëve të tyre klishe – thjesht duhet të dini se ku mund të shikoni.

Në krahasim me pjesën tjetër të Mesdheut, Riviera e Shqipërisë është relativisht e pazbuluar.

Ka pamje panoramike që të lënë pafrymë, plazhe të ngjashme me ato të Malit të Zi fqinj dhe Kroacisë dhe shumë rrënoja antike dhe qendra historike. Edhe në pikun e sezonit, është e mundur të gjesh plazhe bosh dhe fshati i afërt i Ksamilit ka me të vërtetë disa nga plazhet më të bukura përgjatë Mesdheut. Autobusi për në Ksamil kushton më pak se një dollar dhe ngrënia jashtë është dukshëm më e lirë në Shqipëri sesa kudo gjetkë përgjatë Mesdheut.

Pasi të keni pushuar dhe të jeni gati për aventurë, atje janë të shumta qendrat e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; qyteti i lashtë grek i Butrintit është 10 minuta larg me makinë dhe aty mund të gjesh një amfiteatër, manastir dhe një fortesë si dhe shumë male të bukura apo qytete bregdetare. Gjirokastra, një qytet i epokës otomane, ka qytetin e vjetër, një vend fantastik, një kështjellë të rrënuar të shekullit XII dhe pothuajse nuk ka turistë, përfundon Karen Tietjen e faqes së njohur të biznesit thezoereport.com, drejtuar nga dizenjatorja, sipërmarrësja dhe shkrimtarja amerikane, Rachel Zoe Rosenzweig.