Media franceze reportazh nga Gjirokastra

3

Magjia e qytetit të gurtë, Gjirokastrës, me pazarin karakteristik, kulinarin, veshjet tradicionale, si dhe Kalanja madhështore, ishin fokusi i një reportazhi disa minutësh të transëmetuar nga media franceze “TF1”.

Surprizë e bukur në një prej televizioneve me audiencën më të lartë në Francë siç është TF1, që i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës, sokaket e së cilës gëlojnë nga turistët këtë fillim vere, në udhëtimin mbresëlënës nga legjenda e Argjirosë, deri te turizmi kulinar, natyror e kulturor që ofrohet në zonë, si shembulli më i kristaltë i transformimit kolosal që ka ndodhur në këto vite.

Reportazhi titullohet “Shqipëria: Lugina e mrekullive”, ndërsa TF1 fton gjithë turistët francezë që të planifikojnë një udhëtim për t’u njohur me bukuritë e Gjirokastrës.

“Përballë Italisë, shumë afër Greqisë, Shqipëria është një mbretëri e lashtë që u bë një vend vetmitar pas Luftës së Dytë Botërore. “TF1” ju fton ta zbuloni atë”, thuhet në reportazh.

“E shtrirë mes dy kodrave, Gjirokastra ofron një nuancë gri të masivit malor të jugut të Shqipërisë. Të shëtisësh nëpër këtë qytet të vogël do të thotë të mahnitesh nga atmosfera mesjetare, me pazarin e tij dhe shtëpitë e periudhës osmane. Në mes të verës, rrugicat me kalldrëm pushtohen nga turistë. Por, në këtë periudhë këta shqiptarë të fokusuar në një lojë tavulle.

Pra a po fitoni?

Është zari që fiton…

Kjo është një lojë tradicionale që luhet shumë në Ballkan.

Por këtu sugjerohet më shumë që t’i ngresh sytë lart. Në majë, kalaja, rojtarja e qytetit, ngrihet në 300 metra. Milionat e gurëve që e kanë ndërtuar i kanë dhënë emrin Gjirokastrës, ‘Kalaja e Argjendtë’, më  e madhja në të gjithë Shqipërinë. Në Shekullin e 15-të, turqit e pushtuan, e kjo kala konsiderohej në atë kohë më e fuqishmja e Europës”, thuhet në reportazh.

Gjirokastra javën e që sapo mbyllëm ishte në fokus të turistëve dhe për faktin se u zhvillua Festivali Foklorik Kombëtarë, ku morën pjesë grupe muzikore e valltarë nga 12 qarqet e vendit,  por edhe nga diaspora.

/ata.gov.al