Nëse doni pushime të lira në 2025, revista italiane “Viaggiare Travel” rekomandon gjashtë destinacione buxhetore: Greqinë, Shqipërinë, Turqinë, Malin e Zi, Marokun dhe Egjiptin. Këto vende ofrojnë peizazhe të bukura, eksperienca unike dhe çmime të përballueshme për turistët.
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e preferuar për pushimet verore, falë plazheve të pacenuara, kuzhinës së shijshme dhe trashëgimisë kulturore. Saranda, me ujërat e kristalta dhe restorantet e lira, dhe Vlora, me historinë dhe bregdetin e saj magjepsës, janë dy nga destinacionet më të mira për udhëtarët që kërkojnë pushime me kosto të ulët.
Le 6 destinazioni più economiche per una vacanza da sogno con pochi soldi
Referenca: ata.gov.al