Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, vendin e bukur mes Ballkanit dhe Adriatikut

8

Udhëtoni në Shqipëri, në vendin e bukur mes Ballkanit dhe Adriatikut dhe me çmime fantastike. Ky vend ballkanik nuk është një destinacion popullor turistik, por fsheh bukuri natyrore unike dhe shumë histori, shkruan Neus Palou në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “La Vanguardia”.

Nëse dëshironi pushime ndryshe, ju rekomandojmë të zbuloni Shqipërinë.

Një mundësi unike për të zbuluar Shqipërinë dhe historinë e saj intriguese, ku gjurmët osmane dhe sovjetike kanë formuar një komb të begatë dhe të lirë.

Pse duhet të udhëtoni në Shqipëri në 2024?

Në Shqipëri mund të eksploroni vende me bukuri natyrore dhe kulturore midis Adriatikut, Alpeve dhe Ballkanit.

Gjeni qytete mesjetare plot histori, teatro, galeri, muzikë, arkitekturë, tradita dhe kënaqësi gastronomike.

Peizazhet dhe parqet natyrore me lumenj, ujëvara dhe liqene me ngjyra të gjalla janë po aq të mahnitshme.

Zhytuni në shijen mesdhetare të bregdetit dalmat, me ishujt idilik dhe plazhet me rërë të bardhë, të lagur nga deti Adriatik.

Përveç kësaj, Shqipëria ka vende të shumta që konsiderohen si Trashëgimi Botërore.

Një destinacion emocionues për ata që kërkojnë peizazhe të bukura dhe kultura të pasura antike.

Zbuloni bukurinë e këtij vendi të lagur nga Adriatiku për 10 ditë me një çmim spektakolar!

Midis Ballkanit dhe Adriatikut

Udhëtoni në Shqipëri për 10 ditë me një kosto prej 899 euro dhe zbuloni historinë e saj, ku gjurmët osmane, fashiste dhe sovjetike i kanë dhënë formë vendit dhe i kanë dhënë jetë kombit aktual.

Një perlë e panjohur që ofron diversitete, natyrë dhe një histori magjepsëse.

Udhëtimi nis me Tiranën, ku do të njiheni me të kaluarën e saj ilire dhe mesjetare, vazhdon me Krujën, shtëpitë osmane të Beratit, Apolonisë apo “Athina e Shqipërisë”, Vlorën dhe Sarandën, ku mund të shioni plazhet më të mira të detit Jon.

Eksploroni rrënojat e Butrintit, shtëpitë e kalasë së Gjirokastrës dhe, së fundi, qytetet si Korça dhe Elbasani.

/ata.gov.al