Media spanjolle, “PorConocer”: Zbuloni bukuritë e zemrës së Shqipërisë, Tiranës

1

Në Tiranë do të mund të gjeni alternativa të ndryshme për të shijuar një udhëtim të plotë në Shqipëri!

Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, me një ndërthurje të mrekullueshme të historisë, kulturës, gastronomisë dhe jetës së gjallë të natës, shkruan në një artikull Juan Luis, të botuar në të përditshmen spanjolle “PorConocer – Viajes”.

Qyteti është zemra e vendit dhe një pikënisje e mirë për të eksploruar pjesën tjetër të vendit.

Ky qytet plot ngjyra, jetë dhe kulturë ofron shumë për turistët.

Këtu janë disa nga vendet më të mira për t’u vizituar në Tiranë:

Sheshi Skënderbej ndodhet në qendër të qytetit dhe është vendi i monumentit të Skënderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë.

Është një vend i përsosur për të parë ndërtesat historike të qytetit, si dhe për të shijuar një pije në një nga kafenetë dhe restorantet e shumta që rrethojnë sheshin.

Bulevardi Zogu I është një rrugë e gjerë tregtare dhe është vendi ideal për të shëtitur nëpër qytet.

Këtu mund të gjeni disa nga ndërtesat më të mira moderniste në qytet, si dhe disa butiqe dhe restorante.

Kalaja e Tiranës, e njohur edhe si Kalaja e Petrelës, është një kështjellë mesjetare e vendosur në periferi të qytetit.

Kjo kala ka përjetuar shumë beteja dhe tani është një nga vendet kryesore turistike në qytet.

Muzeu Etnografik është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar rreth historisë dhe kulturës shqiptare.

Këtu mund të gjeni objekte antike, artizanale dhe shumë objekte të tjera që pasqyrojnë kulturën vendase.

Xhamia e Et’hem Beut është një nga ndërtesat më të vjetra në qytet dhe është ndërtuar në shekullin e XVIII.

Kjo xhami është restauruar dhe është një vend i mrekullueshëm turistik për të mësuar rreth kulturës islame.

Muzeu Kombëtar i Artit i Shqipërisë është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar mbi historinë e artit shqiptar.

Këtu mund të gjeni vepra arti të artistëve më të njohur shqiptarë.

/ata.gov.al