Për herë të parë Shqipëria do të kthehet në “shtëpinë” e mbi 200 artistëve të rinj nga Mesdheu dhe Europa. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me BJCEM, Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Rajonin e Puglia-s dhe mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe partnerëve të tjerë.
Ku do të ndiqni Bienalen e Mesdheut?
TIRANA
- Cirku Kombëtar
- Ish-Ambasada Jugosllave
- Pazari i Ri
- Teatri Metropol
- Piramida
- Universiteti Metropolitan
- Muzeu Historik Kombëtar
- Vila 31-ish rezidenca e Enver Hoxhës
- Gallery 70
- Zeta Art Center&Gallery
- Discobox
- Shtëpia e Gjetheve
- Universiteti i Arteve
- Turbina
- Libra’Aria
- Tulla Culture Center
- Shtëpia e Helidon Gjergji
- Destil Hostel
- Lincoln Centers
- Qendra Rinore Tirana
- Bunk’Art 2
- Goethe Institut
- REJA – The Cloud Installation
- Teatri Kombëtar (pishina)
- Galeria Kombëtare e Arteve
- Fab Gallery
- Kulla e Sahatit
- Parku Rinia
- Teatri Kombëtar Eksperimental
- Instituti Italian i Kulturës
DURRËS
- Amfiteatri i Durrësit
- Sheshi qendror
- Galeria e Arteve
Koncepti i Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës‘’Mediterranea 18’’ është “Shtëpia’’ që do të bazohet në 4 elementë:
• Historia, duke u nisur nga historitë personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës.
• Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë.
• Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriutpërtë qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tijfizike apoimagjinare.
• Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjevedhepamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkimtështëpisë së ëndrrave.