Mensë sociale edhe në Korçë, drejt përfundimit punimet

20

Në Korçë është drejt përfundimit ndërtimi i një mense sociale që do të ofrojë 200 vakte ushqimore falas për personat në nevojë.

Projekti për të ofruar 200 vakte ushqimore falas për njerëzit në nevojë është një nga nismat më të rëndësishme me karakter social e ndërmarrë nga Bashkia e Korçës.

Deri më tani kanë qenë institucionet fetare ato që ofronin vakte ushqimore apo ndihma familjeve më në vështirësi në Korçë.