Mënyra më e mirë për të fituar është të dini se kur duhet të tërhiqeni

224

Arsyet mund të jenë të ndryshme, mbase ato ekonomike ose mbase një moment i keq që ju po kaloni. Sado e mirë që mund të këtë qenë ideja që ju keni pasur ju ka ardhur në kohën e gabuar. Ashtu siç e thamë më sipër, arsyet mund të jenë të shumta, por një pjesë e këtyre dështimeve janë të paevitueshme. Dhe nuk është dështimi gjëja më e këqe që mund t’i ndodhë një biznesi të caktuar, gjëja më e keqë është që ai mund të përdorë strategjitë e gabuara dhe të mos dalë kurrë nga ajo situatë apo të dalë prej saj pas një kohe shumë të gjatë, me dëmet që do të jenë padyshim të mëdha. Por si mund ta shmangni një situatë të tillë?

Duke u tërhequr në momentin e duhur, duke u larguar, duke dhënë dorëheqjen. Të dish dhe mbi të gjitha të pranosh se kur është momenti i duhur për t’u tërhequr është një prej gjërave më të mira që mund të bëjë një sipërmarrës i zgjuar, sepse në këtë mënyrë ai i kursen vetes një pjesë të madhe të parave që mund të humbiste. Të mos pranosh që të tërhiqesh është njësoj sikur të dish që anija juaj të jetë duke u fundosur dhe ju ta lini atë që të vazhdojë të fundoset akoma edhe më shumë me vetëdije të plotë.

Nëse e keni të vështirë ta pranoni se dështuat, mos e quani kështu. Ju mund ta përcaktoni një situatë të tillë si “largim konstruktiv” që asbsolutisht nuk do të thotë dështim përfundimtar. Dallimi kryesor ndërmjet largimit konstruktiv dhe dështimit përfundimtar është ajo çka vjen pas largimit. Nëse ju veproni si duhet, largimi për një kohë të shkurtër mund të jetë pararoja e një suksesi të ardhshëmtë madh .

T’i bësh ballë stuhisë

Unë kam arritur shumë suksese gjatë karrierës sime, por kjo nuk do të thotë se rruga ime që nga fillimi e deri tani ka qenë e lehtë, përkundrazi unë jam përballur me vështirësi të shumta, shprehet drejtuesi i kompanisë Vest.

Dhe pikërisht ndërtimi i kompanisë Vest ishte edhe një prej investimeve të mia më të mira jo vetëm në drejtim të biznesit por edhe sepse unë pata mundësinë që të vë në praktikë ato që kisha mësuar.

Në krijimin e Vest, unë dhe stafi im vendosëm që të ndërtonim një fimrë më qasje holistike. Por edhe unë kam bërë atë gabim që mund ta kenë bërë një numër i lartë sipërmarrësish, ambiciet e mia më bënë që unë të anashkaloj anën praktike të gjërave. Asgjë nuk po shkonte ashtu siç pritej, por në falë të ekipit tim unë e kuptova në kohë gabimin, i cili më bëri të reflektoj për ecurinë e menaxhimit të mëtejshëm të kompanisë sime.

Armiku juaj më i keq: krenaria

Besimi i vazhdueshëm në vetvete është një prej elementëve më të rëndësishëm në ndërtimin dhe në ecurinë pozitive të një biznesi. Por armiku juaj më i keq mund të jetë kreanria e tepruar, të cilën nga besimi i lartë në vetvete i ndan një hap shumë i vogël.

Duhet një lloj përulësie për të bërë zgjedhjen e duhur dhe madje edhe për të pranuar se ku ju mund të keni gabuar. Edhe pse një projekt i caktuar mund t’ju ketë marrë shumë energji dhe kohë, tërhqja në një moment kur ju e shikoni që gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet është veprimi më i zgjaur që ju mund të bënit.

Nuk bëhet fjalë për të fituar një betejë të vetme, por për të fituar luftën

Më mirë të humbësh një betejë dhe të tërhiqësh në kohë duke ia kursyer sa më shumë humbjet vetes dhe kompanisë, sesa të vahzdosh betejën me bindjen se do të humbasësh dhe në fund ta përkeqësosh situatën duke humbur betejë pas beteje, edhe luftën.