Mercedes prezanton “uraganin” e radhës, një AMG GT 63 S Brabus

58

Mercedes-AMG GT 63 S është një nga modelet e reja që Brabus ka akorduar. Kjo makinë që merr distinktivin Brabus 800, tani ka plot 800 kuajfuqi që gjenerohen nga një motor 4.0 litërsh V8.

Shpejtësia shkon përmes një transmisioni AMG Speedshift MCT 9G. Shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 2.9 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 315 km/orë.

Sa do të jetë çmimi i saj? Sigurisht që mbi 300 mijë euro. Fotot e mëposhtme flasin vetë për këtë mrekulli “të vogël” të Mercedes.