Mercedesi synon të zërë vendin e parë në tregun e makinave elektrike, prezantohet modeli i ri

222

Mercedes bëri të ditur objektivat “agresive” për të zënë vendin e parë në tregun e makinave elektrike, ndërkohë që prezantoi modelin EQC, që është i pari i kompanisë gjermane.

Eventi në Stockholm, shënoi nisjen e garës për gjermanët, me një model SUV që ka kapacitet prej 450 kilometra me 1 karikim dhe që synon të tërheqë konsumatorët me luks dhe teknologji.

Daimler synon që të ketë rreth 10 variante të makinave elektrike deri në vitin 2022, një objektiv që u përsërit këtë javë nga kreu ekzekutiv Dieter Zetsche, i cili shpreson që EQC dhe modelet e tjera elektrike të zënë 15-25% të shitjeve deri në vitin 2025.

Gjermanët po prezantojnë konkurrentët e Tesla, ndërkohë që konsumatorët po nisin të përshtaten me makinat elektrike, kryesisht prej rregulloreve që kanë rritur çmimet e makinave me naftë.

Tesla nuk ka patur asnjë konkurrent të denjë deri më tani,  gjë që e ka bërë që të kthehet  lehtë në lojtarin kryesor dhe të bindë konsumatorët që të paguajnë një prim për makinat elektrike, që nuk kanë historik mbi cilësinë apo ujdi për shërbime dhe suport.