Merr hov kultivimi i kivit në Shqipëri, mbi 680 tonë në 2020-ën

206

Skemat e mbështetjes në bujqësi, kanë rritur interesin e fermerëve për kultivimin e kivit, duke e kthyer atë nga një frut ekzotik 100% të importuar, sot të eksportuar edhe nga Shqipëria.

Prodhimi i kivit në Shqipëri për vitin 2020 arriti në më tepër se 680 ton, ndërkohë që rritja e sipërfaqes së kultivimit ka ndryshuar balancën e import-eksportit, ku vite më parë ky frut vetëm sillej nga jashtë.

Eksperiencat e fermerëve tanë nga emigrimi janë vënë në zbatim në tokën shqiptare dhe  tashmë janë disa zona në vendin tonë që ky frut po kultivohet me sukses si në Durrës, Fier, Vau Dejës, Pogradec, Librazhd, Belsh.

Kivi është një frut ekzotik që ka ardhur në vendin tonë 2 dekadat e fundit. Ndërkohë që në fillimet e viteve ‘70 në kopshtin eksperimental të Institutit të Kërkimit Bujqësor në Lushnjë janë bërë tentativat e para për kultivimin e tij.