Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë vendosi në mbledhjen e fundit të miratojë shtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor të prerjes 10,000 Lekë, në përputhje me përcaktimet konfigurimin e miratuar tashmë.
Kartëmonedha e re e cila ka vlerën më të madhe të emetuar deri më tani, do të shërbeje si mjet pagesë vetëm në vitin 2020.
Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI i FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.