Merret vendimi për emetimin e kartëmonedhës 10 mijë lekëshe

80

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë vendosi në mbledhjen e fundit të miratojë  shtypjen  e  kartëmonedhave  shqiptare  me  kurs  ligjor  të  prerjes  10,000 Lekë,  në  përputhje  me  përcaktimet  konfigurimin e miratuar tashmë.

Kartëmonedha e re e cila ka vlerën më të madhe të emetuar deri më tani, do të shërbeje si mjet pagesë vetëm në vitin 2020.

Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI i FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.