Merrni fëmijët përdore! Teatri i Kukullave sjell premirën “Tre Derrkucët”

191

Teatri i Kukullave çdo fundjavë rezervon argëtim dhe kulturë për spektatorin e vogël me shfaqje interaktive dhe mjaft intersante ku fëmijët zhyten në botën magjike të përrallave.

Këtë herë edhe ”Tre Derrkucët” kanë zgjedhur që historinë e tyre ta tregojnë ndryshe. Ata përballen me shumë vështirësi madje dhe me vetë ujkun, por ky i fundit këtë herë do të na çudisë me zërin e një këngëtari të mrekullueshëm duke na falur një magji te vërtetë.

Çfarë rruge do të zgjedhin ata ?

Këtë do ta shohim përmes shfaqjes ” Tre derrkucët ” premiera me e re e cila do të shfaqet për të gjithë fëmijë në Teatrin e Kukullave më 21 tetor në orën 10 : 30 dhe 11 : 30.