Mësimi i shqipes, Abetarja shkon në Toronto dhe Ontario

15

Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario.

Ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës shqipe dhe librat e leximit jashtëshkollor edhe për tre klasa të tjera në Toronto, Ontario.

“Me kënaqësi konstatojmë se vetëm përgjatë këtij viti shkollor, që prej shtatorit 2020 e në vijim, janë dhuruar librat për 13 klasa të gjuhës shqipe në Otava, Toronto (GTA), London, Hamilton e Kitchener, Provinca e Ontarios; Kalgari/Alberta; Regina/Saskatchewan dhe Winnipeg/Manitoba. Suksese nxënësve të shqipes dhe mirënjohje për mësuesit, prindërit, vullnetarët, organizatat e diasporës dhe të gjithë ata që kontribuojnë për mbarëvajtjen e procesit të mësimit të gjuhës”, bën të ditur Ambasada e Shqipërisë në Kanada.