“Messa” e Verdit, koncerti madhështor me 250 artistë nga Tirana e Prishtina

0

Premiera e veprës madhështore “Messa De Requiem” e Xhuzepe Verdit u luajt magjishëm nga një emblemë prej 250 artistësh, në shfaqjen e dhënë në Kosovë.

Kjo premierë erdhi si një bashkëpunim i frytshëm mes Korit të Filarmonisë së Kosovës dhe Korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës, nën drejtimin e maestros nga Japonia, Toshio Yanagisawa.

“Ndërveprime të tilla krijojnë ura të forta kulturore në rajon dhe Evropë”, shkruhet në faqen online të TKOB rreth këtij bashkëpunimi artistik.

Publiku i Kosovës pati mundësinë të shijojë një interpretim mbresëlënës të një prej veprave më madhështore të literaturës së muzikës klasike, gjatë së cilës interpretuan emra të njohur si Daria Masiero, soprano nga Italia, Ivana Hoxha, mexosoprano (Shqipëri), Klodjan Kaçani, tenor (Shqipëri) si dhe Davide Procaccini, bass (Itali).

/ata.gov.al