Messenger si Whatsapp, ja çfarë ndodh me mesazhet dhe fotot

136

Së shpejti, Facebook do të bëjë të mundur që mesazhet e dërguara në aplikacionin Messenger të mund t’i fshini, ashtu siç bëni në Whatsapp kur dërgoni një mesazh gabimisht ose pendoheni.

“Facebook Messenger po punon për të fshirë mesazhet e dërguara në aplikacion. Por do të ketë një limit për këtë gjë”, thonë nga Facebook.

Fotografitë tregojnë se mesazhi selektohet dhe ekziston mundësia për “unsend” ose “delete”.