Me një përvojë pune të suksesshme prej 25 vitesh me nxënësit e arsimit fillor, mësuese Rinita Hasa gëzon respektin e mësuesve, nxënësve, prindërve dhe të gjithë komunitetit në qytetin e Burrelit.
Me një përkushtim maksimal në profesionin e saj, ajo është edhe pjesëmarrëse aktive në platformën e-twinning Albania dhe ka marrë Çmimin e Dytë Kombëtar në projektin e realizuar me nxënësit e saj.