Mësuesja i lutet Messit, mos u dorëzo (Letra e plotë)

280

Letra e mësueses për Messin

lionel-messi

Të përgjërohem, mos lejo që nxënësit e mi të mendojnë se të dalësh i dyti është humbje, dhe se vlera e një personi lidhet me sa i mbushur me trofe është dollapi i tij, apo që të humbasësh një ndeshje është të humbasësh lavdinë.

Të përgjërohem që të mos ua falësh këtë kënaqësi njerëzve mediokër; atyre që të frustruar prej dështimit të mijëra ëndrrave të tyre, nxjerrin dufin kundër një lojtari futbolli, atyre që flasin për të tjerët pasi gjithkush mund të thotë e bëjë çfarë t’i teket. Po e dëgjon një gjë të tillë nga një mësuese, e cila pavarësisht largësisë ndërmjet nesh, përballon atë vesin e çmendur argjentinas të mendimit se puna e tjetrit është e lehtë, se shënimi i golave është më e lehtë se të ndërtosh një shtëpie apo një të ardhme për një person.

Është kjo dëshira e sëmurë për të parë tjetrin të rrëzuar përtokë, apo të kthehesh gjykatës idiot që shohin me përbuzje dhe arrogancë punën e të tjerëve, duke vlerësuar vetëm fitoret dhe duke i fshirë gabimet si dështime, të njëjtat gabime që na bëjnë qenie njerëzore dhe na mundësojnë të vazhdojmë të mësojmë.

Të lutem mos u dorëzo, mos lejo që nxënësit e mi të mendojnë se ky vend interesohet vetëm për triumfin dhe lavdinë e vendit të parë. Mos u trego se pavarësisht sa i suksesshëm të jesh në jetë, kurrë nuk do t’ia dalësh t’i kënaqësh të gjithë, dhe ajo që është më e keqja, mos i bëj të ndjehen se duhet të jetojnë për të kënaqur të tjerët.

Mos ua përço këtë mesazh të gabuar, që pavarësisht kapërcimit të vështirësive, duke luftuar që në moshë të re për t’u kthyer në burrin triumfues që jeni sot, gjithçka njolloset nga kritikat e njerëzve ziliqarë të cilët thellë brenda vetes, do të ishin gati të vrisnin për të qenë si ju. Nëse dikush si ju, që kishe familjen në krah, që ka pasuri personale të madhe dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve, nuk mund t’ia dalë mbanë, si mund të besojnë ata se janë të zotë të vazhdojnë të përballojnë aq shumë beteja ditë pas dite?

Unë nuk i flas atyre as se sa bukur luan Mesi futboll, por për mijëra gjuajtje e lira që ai ka ushtruar për ta dërguar topin në kënd; aty ku s’e kap dot asnjë portier. U flas për Mesin që ka duruar injeksione të panumërta që të vazhdonte të ndiqte ëndrrën e tij; për Mesin i cili me paratë e fituara ndihmon fëmijët e tjerë si ai, me problemet tyre të vështira; u flas për Mesin e rritur, burrin që krijoi familje dhe merret me punën më të rëndësishme në jetë, të qenit prind i mirë; flas për Mesin i cili ndalon që një adhurues i cili i turret në mesin e fushës të mos lëndohet; për Mesin i cili edhe mund ta gabojë penalltinë, sepse gabimet na bëjnë njerëzorë dhe kjo tregon se edhe më i miri i të gjitha kohëve nuk është i përsosur.

Mos u dorëzo, mos e zhvesh fanellën me ngjyrat e atdheut tonë, sepse kur e vesh atë fanellë, je argjentinas që na përfaqëson të gjithëve. Jo të gjithë presim medalje dhe kupa që të jemi jashtëzakonisht krenarë që je një prej nesh. Të përgjërohem, mos lejo që nxënësit e mi të mendojnë se të dalësh i dyti është humbje, dhe se vlera e një personi lidhet me sa i mbushur me trofe është dollapi i tij, apo që të humbasësh një ndeshje është të humbasësh lavdinë.

Nxënësit e mi duhet ta kuptojnë se heronjtë më fisnikë, qofshin ata mjekë, ushtarë, mësues apo futbollistë, janë ata që japin më të mirën nga vetja për të mirën e të tjerëve, edhe duke e ditur se askush nuk do t’i çmojë më shumë se e bëjnë gjë të tillë, duke e ditur se nëse arrijnë një triumf, ai do të jetë i të gjithëve, ndërsa nëse dështojnë, ai do të jetë vetëm i tyre. Megjithatë, ata vazhdojnë e përpiqen.

Por mbi të gjitha, kanë guxim dhe heroizëm kur luftojnë dhe i kapërcejnë dështimet me trimëri dhe dinjitet, megjithëse e gjithë bota thotë se nuk do t’ia dalim kurrë mbanë. Dhe një ditë ata do t’i gëzohen fitores më të madhe: do të ndihen të lumtur që janë vetvetja, me demonët me të cilët u detyruan të përballen, në mënyrë që të mos ishin më problem për ta.

Të gjithë flasin për çështje “topash”, unë besoj në forcën e zemrës tënde…

 

Lionel-Messi-Photos