Metoda ”HEART”, trajnohen 22 mësues ndihmës

241

Rreth 22 mësues ndihmës, psikologë dhe punonjës social, me mbështetjen e Save the Children, janë trajnuar dhe do të jenë lehtësuesit e parë që do të aplikojnë metodën ‘HEART’ në punën me fëmijët në 19 kopshte dhe shkolla të Bashkisë Vlorë.

Kjo metodë pune e përgatitur dhe e prezantuar për herë të parë nga Save the Children, nënkupton Shërim dhe Edukim nëpërmjet Arteve dhe është një qasje me bazë artet, e cila ofron mbështetje psikosociale për fëmijët e prekur nga stresi i rëndë ose kronik.

Metoda është përshtatur si program për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe po aplikohet prej dy vitesh me shumë sukses në dy qendrat me bazë komunitare për fëmijët më aftësi të kufizuar në Durrës dhe Vlorë, të ngitura në kuadër të projektit “Shërbime me bazë komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara”.

Programi ‘HEART’ zbatohet prej më shumë se 5 vitesh nga Save the Children dhe është integruar në programet e edukimit dhe mbrojtjes së fëmijëve në disa vende të botës.