MFE: Të ardhurat e mbledhura nga kontributet, 116.2 miliardë lekë

8

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgjatë periudhës janar-tetor të vitit u realizuan në masën 116.2 miliardë lekë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, këto të ardhura rezultojnë 17.6 miliardë lekë, ose 17.9 % më shumë se 10-mujori i 2022-shit.

Gjithashtu të ardhurat e mbledhura nga ky zë rezultojnë me një realizim 110.2 % të planit për 10-mujorin 2023.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT konfirmojnë trendin pozitiv të treguesve të tregut të punës gjatë tremujorit të dytë.

Kështu, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67,4 %. Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 2.7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe është rritur me 0.1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2023, është 70.905 lekë, duke u rritur me 16.9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

/ata.gov.al