Superliga turke e futbollit është rikthyer në fushën e blertë pas disa javësh pushim për shkak të tërmeteve që morën më shumë se 50 mijë jetë njerëzish në Turqi dhe Siri.
Në ndeshjen mes Beşiktashit dhe Antalyasporit, nuk u harruan qytetarët e prekur nga tërmeti në 11 provincat e vendit.
Lojtarët e Beşiktashit para se të nisnin ndeshjen, zbritën në fushë me fanella me me targat e krahinave të prekura nga tërmeti. Nga ana tjetër, Antalyaspor në stërvitje dolën me një pankartë ku shkruhej “Shërohu shpejt, Turqia ime”.
Para ndeshjes ku Beşiktashi priti Antalyasporin, u mbajt një minutë heshtje për qytetarët që humbën jetën, mes tyre edhe futbollistë. Ndërkohë që një moment i veçantë dhe emocionues ishte kur tifozët hodhën në stadium lodra për të kujtuar fëmijët që humbën jetën dhe u prekën nga tërmeti.
Vodafone Park ishte i mbushur me 40,000 tifozë, shumë prej të cilëve iu përgjigjën kërkesës së klubit për të sjellë lodra në stadium.
Lodrat u mblodhën nga lojtarët dhe stafi dhe do t’u shpërndahen fëmijëve të prekur nga fatkeqësia.
/zoom.al