Mijëra tonë produkte bujqësore “Made in Albania” u eksportuan në 11 shtete të BE gjatë nëntorit, Lushnje-Fier kampion

27

Rreth 4 100 tonë produkte bujqësore u eksportuan gjatë muajit nëntor  2020, nga dy qendrat kryesore të grumbullimit në Lushnjë dhe Fier, drejt 11 shteteve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji 187 kamionë trajlerë, me kapacitet 20 tonë secili janë furnizuar në prodhimet të ndryshme bujqësore nga zonat e Lushnjës, Fierit, Vlorës, për t’i eksportuar drejt vendeve të ndryshme europiane por edhe më gjerë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, eksportet bujqësore nga këto dy qendra janë rritur këtë vit me rreth 13%, ndërsa është ulur me 9% krahasuar me muajin tetor, ku sezoni i prodhimit ka qenë më i lartë.

Në këtë periudhë (nëntori ) peshë kryesore në eksporte vijojnë të mbajnë domatet, specat, mollët, perimet e dimrit, lakër, karota, fruta pylli (gështenja, lajthi, arra)  bimë mjekësore agrumet mandarinat etj.

Ekspertët shprehet se prodhimit bujqësor në sera vijon i bollshëm dhe me kultura të paraporositura për eksport, çka ka sjellë rritje të qëndrueshme të prodhimit dhe shitjeve për prodhimet bujqësore edhe gjatë këtij sezoni dimëror.

Fermerët po kultivojnë prodhime të orientuar nga kërkesa e tregut dhe veçanërisht për eksport duke aplikuar standardet e certifikimit ndërkombëtar që u garanton shitjen e të gjithë prodhimit.

Ndërkohë prodhimi vendas vijon të furnizojë normalisht edhe tregun e brendshëm duke sjell stabilitet edhe në çmimet e shitjes së këtyre prodhimeve, për të cilat ka një kërkesë të shtuar nga konsumatorët veçanërisht gjatë sezonit të festave të fundvitit.